Ministri jep dorëheqje pas akuzave për...

Bota

Akuzat për korrupsion dhe dyshimet për abuzim me detyrën, të zbuluara nga shtypi kroat detyruan ministrin e Administratës Publike, Lovro Kusheviq të japë dorëheqjen.

Përveç largimit si ministër, Kusheviq largohet edhe nga zyra e sekretarit politik të Unionit Demokrat Kroat (HDZ, konservator) të kryeministrit Andrej Plenkoviq.


“E konsideroj veten përgjegjës politikisht dhe jam i vetëdijshëm për këtë perceptim negativ të medias që krijohet rreth emrit tim, i cili u bë një barrë për qeverinë”, theksoi ish-ministri duke pretenduar se ishte “krenar për punën e bërë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në javët e fundit shtypi kishte zbuluar një seri të vendimesh të dyshimta që Kusheviq kishte marrë kur ai ishte kryetar i bashkisë së vogël të një ishulli.

Ish-ministri kishte spekuluar me tokën dhe ndërtesat duke lehtësuar transformimin e zonave bujqësore në tokë për ndërtim, në disa raste në pronësi të tij apo të bashkëshortes.

ME TE LEXUARAT