Merr 7 mijë euro në muaj? Blendi Fevziu e ka një përgjigje

Showbiz

Blendi Fevziu është një prej gazetarëve dhe moderatorëve më të ndjekur shqiptarë!

Në korrik të 2018-s ai vendosi që të qëndrojë në “Tv Klan” edhe për 5 vite të tjera dhe refuzoi ofertën e majme të televizionit kundërshtar “Top Channel”.

Nuk e dimë se çfarë page iu ofrua Fevziut, por ai tha se u tundua.

“Ishte një vendim personal. E kam thënë që oferta ishte një tundim shumë i madh, por pata edhe një detyrim moral. Ajo që kisha menduar ishte një ikje me mirëkuptim, që nuk ndodhi”, tha Fevziu.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por sa paguhet gazetari i njohur shqiptar?

Këtë të enjte ai do të na e tregojë në emisionin “3shat”, ku moderatorja Bora Zemani do t’i bëjë pyetjen 1 milion dollarëshe për pagën.

Merr më shumë se 7 mijë euro në muaj Blendi Fevziu?

Me sa pamë në spotin e publikuar dje mbrëma, Blendi buzëqeshi kur iu bë kjo pyetje!

ME TE LEXUARAT