E konfirmuar, Hysaj largohet nga Napoli për t'u transferuar drejt Madridit

Sport

Atletico Madridi pritet ta zyrtarizojë shumë shpejt transferimin e Elseid Hysajt.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka vendosur të largohet nga Napoli dhe mediat spanjolle shkruajnë se në ditët në vazhdim “Los Colchoneros” do të prezantojë blerjen e mbrojtësit të djathtë.


Shkodrani tashmë i ka valixhet gati dhe ai tashmë po pret vetëm arritjen e marrëveshjes dhe më pas të udhëtojë drejt Madridit.

Sipas “La Repubblica”, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes mes dy klubeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I lindur në vitin 1994, Hysaj nuk ishte në planet e trajnerit Carlo Ancelotti sezonin e kaluar, prandaj vendosi të largohej për të mos përfunduar prapë në stolin rezervë.

ME TE LEXUARAT