Barcelona nuk ka para për blerjen e Griezman

Sport

Atletico Madrid, ka qenë shumë e qartë që në fillim se nëse Barcelona kërkon shërbimet e Antoine Griezmann, duhet të paguaj 120 milion euro.

Barcelona ka kërkuar që të negocioj me ekipin ‘madrilen’ në mënyrë që ta paguaj klauzolën në disa këste, por situata nuk ka ndryshuar.

E përditshmja “AS” ka deklaruar se ekipi i barçës aktualisht nuk i ka parat e nevojshme për të kryer këtë transferim, dhe po kërkon para nga bankat.

Ndër të tjera “AS” ka raportuar se punonjësit e klubit katalanas kanë pasur probleme me pagat. Duket se “blaugranët” po përballen me një situatë kautike për sa i përket çështjes së parave.

ME TE LEXUARAT