VIP

Si rrallëherë Xhensila Myrtezaj flet për nënën e saj dhe i kërkon falje

Një vit më parë, në këtë muaj këngëtarja u bë nënë për herë të parë të një vajze që e pagëzoi me ermin e veçantë Ajka dhe gjithashtu së fundmi ka zbuluar se edhe nëna e saj feston ditëlindjen.

Xhensila ka publikuar pak më parë dy foto ku shihet me nënën e saj dhe motrën dhe në përshkrim të saj ka thënë fjalët më të ëmbla për të ëmën.

“Korrik i shtrenjtë, sot zgjohem me shumë gëzim. Nëna që më dha jetën sot ka ditëlindjen, dhe ndërkohë që unë përgatitem për ditëlindjen e mbesës së saj, kuptoj nënën time.

Ma, të them se sa shumë të dua, dhe sa mirënjohëse jam për sakrificat që ke bërë për mua. Të kërkoj falje për çdo tekë, sot kuptoj dhe se sa shumë te kam munduar kur vrapoje lulishteve pas meje kur unë isha sa Ajka jonë sot, vetëm për te mbaruar pjatën e supës.

Të gëzofshim edhe shumë e shumë vite unë, Alba, Ajka”, ka shkruar këngëtarja.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close