Një ditë pas protestës reagon Lulzim Basha: Ja cila është përparësia ime absolute

Aktualitet

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar me ane te një postimi në Facebook. Ky reagim vjen 1 ditë pas protestës së madhe që mbajti opozita.

Lulzim Basha në Facebook:

Sot shqiptarët janë të etur për ndryshim.
Sot shqiptarët duan ndryshim të vërtetë, jo të përkohshëm, jo fals, jo fasadë, por ndryshim që do t’u japë fund krizave dhe traumave të tranzicionit.

Një ndryshim që do të na fusë në rrugën e sigurt drejt Bashkimit Europian dhe vlerave perëndimore. Zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, do ti hapin rrugë ndryshimit të vërtetë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky ndryshim është tani, qëllimi ynë kryesor, përparësia ime absolute ndaj çdo shqiptari.

ME TE LEXUARAT