Meta mërzit serbët: Pranoni realitetin, Kosova është shtet i pavarur

Kosovë&Rajon
Meta mërzit serbët: Pranoni realitetin, Kosova është shtet i
https://youtu.be/cDRlCqlpBkA

Gjatë samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), që po mbahet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është përplasur me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç.

Ky është momenti kur Meta ia ‘përplasi në sy’ Milorad Dodikut dhe Ana Brnabic sot ne Sarajeve, qe duhet të njohin realitetin se Kosova është shtet i pavarur.

Kjo është kronika e Tv publik serb RTS 1, lajm i parë:

"Tani është koha e duhur, që jo vetëm Bosnja dhe Hercegovina, që duhet të kishte bërë të gjitha përpjekjet për të garantuar pjesëmarrjen e Kosovës në këtë Samit, por edhe çdo vend tjetër të bëjë përpara në drejtim të njohjes dhe pranimit të këtij realiteti. Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran dhe duhet të trajtohet me respekt, para së gjithash nga vetë fqinjët e saj", është shprehur Meta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç citohet të ketë thënë se shteti ku është duke u mbajtur ky samit nuk e njeh shtetin e Kosovës, duke i thënë Metës “përmbahuni nga provokimi”.

"Në këtë tryezë ka disa vende që nuk e njohin Kosovën, dhe unë sugjeroj që të mos ketë përplasje për këtë çështje mes shteteve të tjera. Më vjen keq që përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të Prishtinë nuk janë këtu. Kjo tregon se çfarë bashkëpunimi dëshiron Prishtina", ka thënë Bërnabiç, shkruan "Blici" serb.

Bërnabiç është shprehur se rajoni nuk mund të jetë i qëndrueshëm, deri sa nuk është Serbia anëtare e BE-së.

Kosova e refuzoi ftesën që i ishte drejtuar nga kryetari i Presidencës së Bosnjës, Milorad Dodik, pasi në të Hashim Thaçi nuk ftohej si President i Kosovës.

ME TE LEXUARAT