VIP

Marina Vjollca i kthehet punës! Ja ku do ta shikojmë

Mungesa e saj e gjatë në ekranin e televizionit ngjalli lloj- soj aludimesh. Një që mund të kishte vendosur të tërhiqej, një që s’e linte Getoari.

I ftuar tek “Xing”, Geti u pyet në lidhje me këtë dhe shpjegimi i tij për mungesën e gjatë të Marinës në spektaklet televizive ishte se bashkëshortja është shumë përzgjedhëse.

U përfol se do të ishte një talent show ai që do ta rikthente Marinën në televizionin e “Klan” e megjithatë, edhe ky sezon televiziv i kaloi pa asnjë projekt.

Por “IconStyle” zbulon se Marina do të kthehet në sezonin e ardhshëm, në ekranin e televizionit “Klan”. Televizioni ku ajo drejtoi “C’est la vie” dy sezone më parë ka vendosur të mos e lëshojë Marinën, pavarësisht shkëputjes së saj të gjatë.

Madje, Marina duket se e ka nisur punën që tani për sezonin që vjen dhe këtë, e zbuloi vetë tek komentet me të motrën, Lirën, tek fotoja me pizhama që postoi sot në Instagram.

“Se harrova me të thënë: Mirëmëngjes! Si u gdhive? Herët qenke zgjuar sot”, i komenton e motra me shaka.

Dhe Marina i përgjigjet:

“Isha në punë o shpirt, tani u ndërrova. Më ka marrë malli o dashni.”

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close