VIP

Eni Çobani provon muzikën

Eni Çobani mbetet prej vitesh një nga juristet më të dashura për publikun e që me rubrikën ‘Shiheminë gjyq’ ka ndihmuar qindra shqiptarë.

Por mesa duket jurista e njohur po nxjerr nga sirtari pasionin e fshehur për muzikën. Pak netë më parë, teksa ishte e ftuara speciale në eventin e bukurisë “Miss Shqipëria 2019”, krahas shpalljes së çmimit të madh , ajo u ngjit në skenë.

Për herë të parë, juristen e pamë nën rolin e këngëtares ku së bashku me artisten e njohur shqiptare Irma Libohova erdhën në një bashkëpunim.

Kjo surprizë ishte shumë e këndshme për të gjithë pasi Eni asnjëherë nuk kishte folur për këtë anë të saj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close