VIP

E ëma feston ditëlindjen, Xhensila Myrtezaj emocionon

Ditën e sotme nëna e këngëtares së njohur, Xhensila Myrtezaj feston ditëlindjen.

Në këtë ditë speciale Xhensila ka zgjedhur ta urojë me fjalët më të bukura nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Korrik i shtrenjtë, sot zgjohem me shumë gëzim.

Nëna që më dha jetën sot ka ditëlindjen, dhe ndërkohë që unë përgatitem për datëlindjen e mbesës së saj, kuptoj nënën time.
Ma, të them se sa shumë të dua, dhe sa mirënjohëse jam për sakrificat që ke bërë për mua.

Të kërkoj falje për çdo tekë, sot kuptoj dhe se sa shumë të kam munduar kur vrapoje lulishteve pas meje kur unë isha sa Ajka jonë sot, vetëm për të mbaruar pjatën e supës.

Të gëzofshim edhe shume e shume vite unë, Alba, Ajka”,- shkruan Xhensila krahas fotove ku shfaqet me të ëmën.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close