VIP

Marina i zbulon Luanës sekretin e madh

Kjo verë duket se do të jetë e Luana Vjollcës.

Prej kohësh ajo ka hequr dorë nga pushimet, për të punuar për projekte të reja muzikore.

Disa prej tyre janë publikuar dhe të tjerë presin radhën për të dalë në treg.

Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale moderatorja ka treguar se është duke u përgatitur fuqishëm për një projekt muzikor, megjithatë nuk ka zbuluar asnjë detaj lidhur me të.
Por në disa komente qe ka shkëmbyer me motrën e saj, Marinën, kuptohet se Luana do të vijë sërish me një bashkëpunim dhe këtë herë diçka shumë e madhe po vjen.
“Bishë imagjino çdo bësh ti pas pak ditësh, mezi po pres”,- shkruante Marina në një koment.
Më pas Marina tregonte se projekti i ri i Luanës do të kalojë kufijtë e suksesit.
“Imagjino çduhet të them unë për pak ditë. Ndërkombëtare. Jam një motër krenare”, -vazhdonte kështu komenti i Marinës.


Kënga më e fundit e Luanës ishte në bashkëpunim me grupin “TNT” për këngën “Moj bjondin me sytë e zi”, e cila u prit mjaft mirë nga publiku.

Por pas fjalëve të Marinës të gjithë jemi duke pritur me padurim të shohim suksesin e radhës për Luanën.

Ditën e djeshme “Prive” zbuloi se Luana ka gati një projekt muzikor me Shpat Kasapin, megjithatë nuk dihet nëse është i njëjti për të cilin ka folur Marina

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close