Politika

Spahiu reagon pas ngjarjes ndaj Lubonjës: Turp i madh!

Ish deputeti i LSI, Përparim Spahiu, ka reaguar ashpër lidhur me sulmin e sotëm ndaj analistit Fatos Lubonja.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiun e quan këtë akt të turpshëm, ndërsa i kujton edhe një herë kryeministrit Rama se është i mbaruar në të gjitha kuptimet.

“Rilindja ka përfunduar plotësisht në një grup gangsterësh rruge. Nuk mendoja kurrë të sulmonte analistin Lubonja.

Ed Rama je vërtet i mbaruar, je në hall vërtet të madh, ke rënë në të gjitha kuptimet, por më shumë atë moral.

Ik vazhdo e përmirësohu me pikturat më mirë, pasi dhe aty nuk ke qullos gjë, lëre ktë popull rehat se boll i lodhur është.Turp i madh..!!!”, shkruan Spahiu në reagimin e tij.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close