VIP

Prindërit i janë vënë pas Redon Makashit të martohet

Redon Makashi mund të jetë beqari më ikonik i skenës shqiptare të muzikës.

48- vjeçari ka vite të tëra që përflitet për një marrëdhënie dashurie të cilën e ka konfirmuar, por kur vjen puna tek martesa, nuk duket akoma gjë në horizont. Diçka e cila duket se u ka mbetur më tepër peng prindërve të tij, sesa vetë Redonit.

I ftuar në “E Diell” sot, Redon Makashi  foli për këtë duke treguar se shokët e tij të grupit, Elton Deda dhe Aleksandër Gjoka, nuk e pyesin kurrë për këtë. Madje, ata e mbrojnë para prindërve, të cilët duan ta shikojnë të birin të martuar.

“Kur prindërit e mi takojnë Sandrin i kërkojnë që të më flasë dhe e di si përgjigjet ai?”, tha Redoni, “E di vetë ai.”

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Redon Makashi nuk e mendon ta kalojë jetën me një person të cilin e dashuron. Ai foli edhe për dashurinë e tij ideale, të cilën siç tha, e imagjinon ta shijojë në një shtëpi druri në mes të pyllit, ku të jetë vetëm ai me njeriun e zemrës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close