Pasi i zbuluan lidhjen me Jonida Maliqin, Romeo flet për dasmën

Showbiz

Ndonëse ata ende nuk kanë pranuar publikisht komentet e ndryshme në Instagram por edhe puthja e fundit që aktori i dha këngëtares në emisionin "3-shat" ngritën edhe më shumë aludimet se dyshja është në një romancë dashurie.

Ditën e sotme, në rubrikën "Për drekë me mua", në "E diela shqiptare", Romeo ka shtruar një drekë për Arditin, Donaldin, Borën dhe Blerinën dhe sigurisht nuk kanë munguar edhe komente nga ana e tyre për Romeon dhe lidhjen e tij.

Teksa ishin duke folur Romeo tregoi se e kishte gjetur fatin e tij dhe zbuloi se kur të mbaronte emisionin do të ikte në Marldive.

Në këto momente Blerina e pyet se nëse do të iki me të dashurën dhe se a do të martohej me të në Maldive, ndërsa Arditi e pyeti se nëse do e ftonte në dasmë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sigurisht, unë do propozoj që në dasmën time me partneren time që është këtu, mos të kënodnte asnjë njëri se boll u lodhëm me këngët”, tha Romeo.

“Pse unë kur kam qenë i ftuar kam kënduar”, tha Arditi teksa Romeo i tha se do t'i duhet të pyes “mamin” nëse do që Arditi të këndojë në dasmë apo jo./Xing.

ME TE LEXUARAT