VIP

Nora dhe Roberti mohuan ndarjen, kolegët u nxjerrin sekretin

Këngëtarja Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë një nga çiftet më jetëgjate në showbizin shqiptar.

Ata prej 14 vitesh janë bashkë dhe gjithashtu janë prindër të një vajze.

Mirëpo, prej kohësh në media është aluduar se mes tyre ka pasur ndarje, lajm të cilin të dy e hodhën poshtë në intervistat e tyre.

Roberti i ftuar në një intervistë për emisionin “Gjes” i pyetur nga moderatorët për ndarjen nga Nora tha:

“Nëse ka diçka të vërtetë, shumë shpejt merret vesh. Edhe është diçka normale, edhe nëse është e vërtetë. Është shumë gjë normale”.

Ndërsa Nora në emisionin “Xing me Ermalin” tha:

“Unë i respektoj shumë gazetarët dhe i kam koleg mirëpo kur është një lidhje e gjatë, një martesë e gjatë patjetër që ka ulje-ngritjet e veta. Ne kemi 14 vite bashkë kështu që as lidhja jonë nuk ka qenë imune, por ne vazhdojmë të jemi prindër, bashkëshortë. Të ardhmen nuk mund ta parashikojmë”.

Mirëpo, sipas ‘Panorama Plus’ kolegët e afërt të tyre kanë treguar se në fakt ata mund të konsiderohen çifti i krizave, pasi në 14 vite bashkë kanë pasur disa raste kur janë përballur me mosmarrëveshjet.

Sipas tyre, çifti i famshëm e ka diskutuar aq shumë ndarjen sa janë shumë të përgatitur shpirtërisht për të jetuar të ndarë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close