Edi Rama do fitojë edhe mandatin e tretë dhe do pastrojë Partinë Socialiste

Politikë

Analisti nga Kosova Baton Haxhiu parashikon se Edi Rama do fitoje edhe nje mandat te trete dhe me pas do te pastroje Partine Socialiste. Në Tv Klan gjate diskutimit lidhur me zhvillimet politike në vend, Haxhiu tha se Rama po mban qendrime ne perputhje me kerkesat e SHBA.

“Edi Rama kap gjithë pushtetet. Rroftë Mbreti apo poshtë Mbreti”, kjo ishte tema e dytë që shtroi drejtuesi i emisionit për të ftuarit e tij, Baton Haxhiu dhe Arian Curi. Ishte analisti i pari që u shpreh se duke qenë se jemi në demokraci duhet të themi “rroftë Mbreti”, ndërkohë që shtoi se kryeministri Edi Rama është produkt i gabimeve të njëpasnjëshme të opozitës. Ai vijoi më tej duke thënë se Rama do të garojë për mandatin e tretë, që sipas tij do të jetë pastrim i Partisë Socialiste.

Arian Çani: Edi Rama tashmë i ka kapur të gjitha, Parlamentin e ka në dorë, 61 bashkitë i ka në dorë, drejtësinë po ashtu. Pritet të bëhet SPAK-u, por nuk besoj se do të ketë ndonjë ndryshim të madh. Çfarë duhet të themi Baton?

Baton Haxhiu: Po të kthehemi në kohë duhet të them rroftë Mbreti, por meqë jemi në një kohë ku demokracia është ajo që e bën shoqërinë funksionale do të themi rroftë Edi Rama. Edi Rama është produkt i gabimeve të njëpasnjëshme të opozitës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arian Çani: A duhet që secili prej nesh të mendojë se si të hyjë në oborrin e mbretit sepse ata që mund të bëjnë rezistencë mund ta kenë keq.

Baton Haxhiu: Njeriu kur përmbushët si Edi Rama nuk ka kohë për hakmarrje. Mendoj që cikli politik i Edi Ramës e ka një rrugë dhe ajo rrugë gjatë dekadës së tretë do të jetë ajo që i jep njëfarë kuptimi. Ai do të bëjë garën për mandatin e tretë, por ajo që është më e rëndësishme është se gara për mandatin e tretë do të thotë pastrim i Partisë Socialiste./tvklan

ME TE LEXUARAT