Shpërthen vullkani në Itali, turistët hidhen në det

Bota

Krateri i vullkanit Stromboli shëprtheu mesditën e sotme në orën 14:46 duke i marrë jetën një alpinisti dhe përhapur panik në provincën e Ginostrës.

Gurët të cilët kanë ardhur pas shpërthimit të kraterit të vullkanit në jugpërëndim të Italisë kanë goditur gjithë ishullin duke shënuar viktimën e parë si dhe një tjetër person ka mbetur i plagosur.

Ndërkohë banorët e Ginostrës janë fshehur në ndërtesa për t’i shpëtuar shiut të gurëve derisa Bashkia e Liparit dërgoi anijet shpëtuese për të evakuar banorët dhe turistët e zonës.

Mësohet nga mediat italiane se turistët nga paniku janë hedhur në det për shkak të gurëve ndërsa dy rrjedhje llave të Strombolit rrezikojnë ende zonën. Ndërkohë po zjarrfikëset nga Lipari po bëjnë të mundur izolimin e shkallës së djegies dhe shpëtimin e banorëve të bllokuar në ishull.

ME TE LEXUARAT