gazetashqip

Rudina Hajdari ironizon Metën ditën e zgjedhjeve, por bën gafën e rradhës

Deputetja Rudina Hajdari ka bërë një postim në rrjetet sociale në lidhje me faktin që presidenti Ilir Meta vendosi ta kalojë në plazh këtë të dielë të 30 qershorit. Hajdari ka shpërndarë foton e presidentit Meta me zëdhënsin e tij, Tedi Blushi, ndërsa shkruan jo pa ironi se presidenti po bëjnë thirrje për pjesëmarrje paqësore.

Hajdari shkruan: “Presidenti Meta dhe shoku i tij (sekretari i shtypit) bëjnë thirrje për pjesëmarrje paqësore në vendodhje lokale”.

Përtej mesazhit që deputetja Hajdari ka dashur të japë, bie në sy lapsusi që ka bërë. Në vend që të shkruante “zgjedhje lokale”, ka shkruar “vendodhje lokale”.

Kujtojmë se Hajdari ka bërë lapsuse edhe gjatë fjalimeve të saj në Kuvend.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close