Politika

Kreu i PD-së në Kavajë tregon shifrat: Faleminderit që nuk votuat në këtë farsë

Kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Isa Sakja reagon pas mbylljes së procesit të votimit në të gjithë vendin, duke falenderuar qytetarët e bashkisë së tij, që masivisht zgjodhën të bojkotojnë votimet.

Sakja thotë se sipas burimeve të tij që kanë monitoruar dhe filmuar me kamera Qendrat e Votimit, nga 63,445 votues në Kavajë kanë marrë pjesë në proces vetëm 5,208.

Sipas tij ka patur edhe raste kur një person ka votuar mbi 4 herë.

Reagimi i kryebashkiakut Isa Sakja:

Faleminderit Kavaja!

Faleminderit qytetarë të bekuar të bashkisë së madhe Kavajë, qytetarë të Luzit, Golemit, Synejit dhe Helmasit që refuzuat dhe përbuzet me trimëri farsën e sotme elektorale!

Nga monitorimet tona të filmuara në çdo qendër nga anëtarët e mbështetësit tanë, nga media lokale dhe ajo kombëtare për 12 orë rresht rezulton të kenë votuar 5208 vetë nga 63445 votues të regjistruar ose rreth 8% e personave me të drejtë vote.

Faleminderit që sfiduat presionin!

Keqardhje për ju që votuat për të gjithë familjen, ju që votuat mbi 4 here.

Ju kemi te dokumentuar dhe te identifikuar.

Keqardhje qe nuk u ngritet dot ne lartesine e shpirtit te lire e demokrat kavajas.

rroftekavaja

rroftedemokracia

qytetibekuar

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close