U ankuam për vapën e qershorit, por prisni të zbuloni korrikun

Aktualitet

Ditët e para të qershorit nisën të freskëta dhe me reshje shiu duke të krijuar idenë se vera nuk do të vinte kurrë.

Por nga mesi i qershorit dhe deri në ditët e fundit temperaturat kanë kapur shifra të çmendura dhe dielli është bërë i padurueshëm.

Megjithatë mos u ankoni pasi korriku do jua vështirësojë edhe më shumë jetën.

“Meteoalb” shkruan se i nxehti afrikan do të pushtojë vendin tonë dhe temperaturat e ajrit do të jenë mbi mesataren e viteve të fundit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Temperaturat do të shkojnë deri në 38 gradë celsius dhe reshjet e shiut thuajse nuk do të jenë aspak prezente.

Nga e gjithë kjo situatë të vetmit që do të përfitojnë janë ata që pushimet i kanë planifikuar gjatë muajit korrik dhe do i drejtohen detit.

ME TE LEXUARAT