Politika

Noka denoncon skenarin: Në Dibër persona civilë po vishen policë për të vjedhur zgjedhjet

PD ka denoncuar nje skenar per zgjedhjet e neserme qe sipas Flamur Nokes po pergatitet ne Diber. Ai tha se ka siguruar nje video qe tregon se persona civile, bandite dhe shtarake do vihesh police per te kryer manipulime diten e diele.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, FLAMUR NOKA

Regjimi në ikje i Edi Ramës ka vënë në lëvizje një nga skenarët më kriminalë, që synon të nxisë përplasje civile ditën e dielë dhe më pas, këtë dhunë shtetërore t’ia faturojë Partisë Demokratike dhe opozitës.

Me një skenar të denjë për regjimet diktatoriale ushtarake, ditën e dielë do të veshin uniformën e policit persona të paidentifikuar, banditë me rekorde kriminale, si dhe forca të armatosura të ushtrisë, të cilët, me ligj zgjedhor e kanë të ndaluar të jenë pranë qendrave të votimit.

Një video e shkurtër e siguruar para pak minutash në Dibër, tregon një automjet të Ministrisë së Mbrojtjes, që, sipas informacioneve tona po transporton forca të ushtrisë, të veshur me uniformën e policies kufitare.

Qëllimi është që kriminelët me uniformë policie, ushtarët me uniformë policie, militantët e Partisë Socialiste me uniformë policie të provokojnë dhunë, përplasje me qytetarët që po protestojnë në të gjithë vendin kundër farsës kriminale të Edi Ramës.

Veshja e personave civilë apo efektivave të Forcave të Armatosura me uniformë të policisë është një shkelje e rëndë ligjore dhe përbën vepër penale.

Me urdhër të Sandër Lleshit dhe të Edi Ramës, po kryhen të paktën dy vepra penale, “Përvetësim i detyrës shtetërore” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Këto vepra ndëshkohen me burg nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, përkatësisht nenet 246 dhe neni 247.

Por megjithë angazhimin e të gjithë strukturave kriminale të Rilindjes, ky skenar dhune shtetërore i Edi Ramës do të dështojë.

Qytetarët nuk pranojnë kurrë dhunën shtetërore të Edi Ramës, që për karrigen e tij, është gati të shkatërrojë gjithçka.

Shqiptarët janë gati të reagojnë si qytetarë europianë kundër instalimit të një diktature të re në Shqipëri.

Edi Rama kërkon viktima ndaj nxit konflikt me dhunën shtetërore dhe banditeske kundër qytetarëve të pafajshëm.

Por ne nuk do të pranojmë që asnjë fije floku i asnjë shqiptari të preket për t’i zgajtur jetën këtij regjimi në grahmat e fundit.

Partia Demokratike fton çdo qytetar të mos bjerë pre e provokimeve të Edi Ramës!

Refuzojeni Edi Ramën!
Braktiseni Edi Ramën!
Bojkotojeni Edi Ramën!

Sfidojeni dhe mos iu përkulni presionit të tij për të dalë në votimet farsë!

Filmoni, regjistroni, fotografoni dhe denonconi cdo dhunim, presion, dhunë, fallsfikim, mashtrim që regjimi i tij bën.

Të bashkuar ne jemi shumica, ne jemi forca dhe garancia e ndryshimt që po vjen.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close