Takimi në Presidencë, Shehi: Meta do firmosë sot një datë të re për zgjedhjet

Aktualitet

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në emër të Grupimit të Qendrës së Djathtë, tha pas takimit në Presidencë se beson se Ilir Meta do të nxjerrë një dekret për datën e re të zgjedhjeve lokale dhe pritet që vendimi të merret sot. Aleatët e PD-së kanë qenë të parët që kanë kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve lokale, edhe përpara se presidenti të nxirrte dekretin për shfuqizimin e 30 qershorit.

“Presidenti ka një ide të tillë që zgjedhjet ligjërisht më 30 qershor nuk do të bëhen. Besoj se do të bëjë një dekret tjetër për zgjedhjet. Mendoj se do të merret gjatë ditës”, deklaroi Shehi.

Ai beri me dije se pritet që me datën e re, zgjedhjet lokale të zhvillohen përpara muajit tetor, kur edhe Bashkimi Evropian do të marrë vendim për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë.

Aleatët e PD-së, PR, LZHK, PDK, PBDNJ dhe PAA kanë qenë të parët që kanë kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve lokale, edhe përpara se presidenti të nxirrte dekretin për shfuqizimin e 30 qershorit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në Presidencë shkuan Paskal Milo nga PDS dhe Shpëtim Idrizi nga PDIU, të cilët po diskutojnë me Metën mbi krizën politike.

Më herët gjatë ditës, Meta është takuar me kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe nënkryetarin e LSI, Petrit Vasili. Me drejtuesit e opozitës, presidenti ka biseduar mbi krizën politike në Shqipëri.

Ftesa për bisedë iu dërgua nga presidenti dhe edhe kryeministrit Edi Rama, por ky i fundit e konsideroi një “lojë me letra”, duke theksuar se zgjedhjet lokale do të zhvillohen më 30 qershor.

ME TE LEXUARAT