Lajmi i fundit

“S’ka 140 deputetë” Rama përgjigje zërave për ‘parlament ilegjitim’

Kryeministri Edi Rama nuk ka shkuar në takim me Presidentin Ilir Meta në Presidencë, i ftuar për të diskutuar për zgjidhjen e krizës politike në vend. 

Në vend të kësaj, Rama ka vazhduar takimet elektorale nëpër lokale me banorët e Tiranës dhe që nga njesia nr.4, ka deklaruar me ironi: “Presidenti ka marrë drejtimin e opozitës. Dështon Luli, ndërhyn Iliri! – ëhstë shprehur ai. –  Është fatkeqësi e madhe për institucionin, por nuk kemi ca bëjmë.”

Po me ironinë e tij, Rama ka vazhduar të thumbojë Metën dhe rolin e tij në zgjidhjen e situatës: “ Erdhi dita që Bujar Nishani të duket si Xhefersoni” është shprehur ai.

Presidenti Meta i ka lënë një hapësirë të madhe kohore Ramës sot për të ardhur në takim, që nga ora 5:00 deri në orën 13:00 dhe u paraqit në zyrën e tij që në orën e caktuar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close