Përfundon takimi Meta - Basha në Presidencë

Aktualitet

Ka përfunduar takimi i Presidentit Ilir Meta me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, në Presidencë. Takimi nisi në orën 9:00 dhe zgjati 25 minuta. Qëllimi i takimit ishte diskutimi për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Lulzim Basha u largua pa dhënë asnjë deklaratë për mediat. Pritet që pas mesdite të deklarohet kreu i shtetit mbi takimin, por asgjë nuk është e konfirmuar zyrtarisht.


Meta po sot, pret në takim edhe kryeministrin dhe kryetarin e PS, Edi Ramën, deri në orën 13:00. Por, Rama e ka refuzuar ftesën që dje, nëpërmjet një mesazhi në Twitter dhe deri tani nuk ka pasur ndonjë reagim tjetër.

ME TE LEXUARAT