Lajmi i fundit

Pedagogët në rrethe refuzojnë 30 qershorin

Intelektualë, sportistë, artistë vijojnë të shpërndajnë në rrjetet sociale mesazhin nëpërmjet hashtag #edheune, ku përcillet vendosmëria e tyre për të mos marrë pjesë në votimet e 30 qershorit, të anuluara tashmë me dekret të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Ish-studenti i dhjetorit ’91 Ardi Stefa shkruan: Gishti im nuk do të nxihet të dielën.

Edhe pedagogët në rrethet e vendit shprehen publikisht kundër votimeve me një parti pas 30 vitesh pluralizëm.

Pedagogu i Universitetit të Tiranës Romeo Hanxhari, shtron arsyen e forte se përse është kundër këtyre votimeve, duke ironizuar me një fletë tallëse votimi, të shperndarë gjatë zgjedhjeve në Irak.

“Do të shkoj të votoj me këtë fletë votimi të Sadamit: shikojeni, ishte demokratike, kishte mundësi zgjedhje, dhe nuk ishte faji i Sadamit nëse ai fitonte me 99,9999999999% të votave”, shkruan pedagogu.

Pedagogja e Universitetit të Vlorës Liza Zykaj, i bashkohet nismës #edheune e cila thekson se “Nuk ka votim të lirë, pa alternativë zgjedhje!”

Më tej ajo thekson se “Kemi vendosur të jetojmë në këtë vend ku vota duhet të ketë peshë për fëmijët dhe brezat që kemi edukuar”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close