Lajmi i fundit

Pas takimit me Metën, Milo: Palët të ulen për gjetjen e një zgjidhje sa më të shpejtë

Pas takimit me Presidentin, kreu i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo deklaroi se nevojitet urgjentisht gjetja e një zgjidhje për të kapërcyer krizën që rrezikon të ardhmen europiane të vendit.

Për këtë, tha Milo, palët duhet të lënë instinuatat dhe të ulen në dialog.


“Ndamë të njëjtat shqetësime për të gjetur rrugët dhe mundësitë sesi Shqipëria duhet ta kapërcejë këtë krizë që rrezikon të ardhmen europiane të Shqipërisë. Jemi në proces dhe besoj se të gjithë aktorët politikë duhet të jenë në proces. Partia Demokracia Sociale është e hapur të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjes së krizës që për fat të keq po thellohet nëse nuk merren masa urgjente për ta kapërcyer”, tha Milo.

Pyetjes se gazetares se, Rama nuk i është përgjigjur ftesës.Milo ju pergjigj sem “është çështje e kryetarit të PS. Demokracia Sociale respekton institucionin e zgjedhjeve dhe Presidentin. Shqetësimi ynë është të gjendet rruga më e mirë, duke lënë mënjanë të gjitha insinuatat dhe të ulen palët për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë që të jetë e mundur”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close