Lajmi i fundit

Nuk shkoi në takim me Metën, Rama: Zgjedhje në 30 qershor

Nuk i shkoi në takim, ashtu sikundër e paralajmëroi vetë një ditë më parë, dhe zgjodhi të reagojë në përfudim të afatit të vendosur nga kreu i shtetit. Përmes postimeve të njëpasnjëshme në tëitter, kryeministri Edi Rama e konsideron institucionin e Presidenës nga sot si seli të opozitës, për të cilën thotë se me shumë qetësi e dashuri do u japë një mesazh kumbues ditën e dielë.

Ndërsa sjell në vëmendje deklaratën e Kreut të shtetit, se ishte i gatshëm të sakrifikohej si Salvador Aliende për të zgjidhur krizën politike në vend, Rama e ironizon atë, duke e konsideruar udhëheqësi i katër galaktikëve të shtabit të revolucionit imagjinar, Salvator Haxhi Qametaj

Shefi i qeverise deklaroi prerazi se Shqipëri nuk mund të bëhet shesh për përsheshin e gatuar prej kundërshtarëve politikë. Ai në fund thotë se këtë “ushqim” do ta hanë ata që e gatuan dhe kurrsesi shqiptarët.

“Zyrtare sot: Selia e opozitës rrugore është Presidenca e Republikës dhe udhëheqësi i katër galaktikëve të shtabit të revolucionit imagjinar për të mbrojtur me dhunë republikën e votën e popullit nga vetë populli, është vetë ai, Salvator Haxhi Qametaj?Çfarë karnevalesh politike??‍♂️ Qeshni me ta dhe me qetësi e dashuri t’u japim një mesazh kumbues të dielën,duke votuar ose mosvotuar,por duke qenë të gjithë bashkë në një mendje se Shqipëria s’mund të jetë kurrë, një shesh për përsheshin e gatuar tërë këta muaj, të cilin duhet ta hanë ata që na e servirën”-shruan Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close