Farsa e zgjedhjeve: 'Ç'organizime gratis po bën Safet Gjici për vota...‘

Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar blerjen masive të votave që PS-ja po bën anembanë vendit, me joshje dhe me kërcënime. Denoncimi është mbështetur në mesazhet e qytetarëve sa nga Kukësi, në Tiranë e në Elbasan.

“Blerje masive votash për farsën moniste antidemokratike! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!” shkruan Berisha në Fb.

I. Përshëndetje zoti Berisha, dëshiroj të jeni mirë me shëndet. Nëse jeni i interesuar të investigoni në Bushtricë, Kukës, zoti Safet Gjici po bën superorganizime për maturantët dhe çdo gjë gratis; mjafton pjesëmarrja dhe për gjërat e tjera merret Safeti. Ah sikur të isha unë maturant i këtij viti, por çfarë t’i bësh!

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

II. Mirëmëngjes! Më fal për shqetësimin, por e kemi për detyrë, këtu në Kashar ka filluar të afrojnë nga 50ë mijë lekë të vjetra për çdo votues. Respekte.

III. Doja t’ju informoja se sot më datë 25 qeshor 2019, në të gjithë institucionet e shëndetësisë në Elbasan janë shpërndarë formularë për çdo punonjës në të cilin përmban hapësira boshe për të shkruar të dhënat e pjesëtarëve të familjes së tyre, që do të votojnë dhe do të dorëzohet në drejtoritë përkatëse ku punojnë. Për ta bërë më të thjeshtë këtë informacion, na u dhanë në formë kërcënuese “vetëkuptuese” .

ME TE LEXUARAT