Lajmi i fundit

Asambleja e KiE voton për Sekretarin e Përgjithshëm, fiton ministrja e Jashtme e Kroacisë

Gjatë mbledhjes së djeshme djeshëm të Asamblesë së Përgjithshme të KiE është votuar edhe për postin e rëndësishëm të Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Evropës. Me shumicë votash në këtë detyrë është zgjedhur ministrja e Punëve të Jashtme e Kroacisë Marija Pejçinoviç Buriç

Ministrja kroate konkurroi përballë ministrit belg të Punëve të Jashtme, Didier Rejnders, për të zëvendësuar Sekretarin e Përgjithshëm Thorbjorn Jagland për një mandate pesëvjeçar.

Marija Pejçinoviç Buriç mori 159 vota nga 274 anëtarët e pranishëm të asamblesë. Rejnders mori 105 vota.

Asambleja e Përgjithshme e KiE ka gjithsej 324 deputetë që përfaqësojnë 47 vendet anëtare të KiE dhe vijnë nga parlamentet komëbare.

Pejçinoviç Buriç ka qenë zëvendës-kryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë që prej vitit 2017 e në vazhdim. Sekretarja e re e KiE është gruaja e dytë në historinë e organizatës që mban këtë post dhe personi i parë nga Evropa Juglindore. Ajo pritet të marrë zyrtarisht detyrën më 15 tetor 2019.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close