Zjarr në Notre Dame, hetuesit francezë verifikojnë pistën për pakujdesi

Bota

Autoritetet franceze nuk kanë arsye të besojnë se zjarri, që ka dëmtuar Katedralen Notre-Dame në muajin prill, ka qenë rezultat i ndonjë aksioni kriminal, ndonëse janë duke hetuar mundësinë e neglizhencës, ka thënë Zyra e Prokurorit në Paris, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

“Dështime të caktuara, që deri më tani janë identifikuar, nuk kanë qenë të mjaftueshme për të vërtetuar se kanë shkaktuar zjarrin”, ka thënë përmes një deklarate, Prokurori i Parisit, Remy Heitz.

Megjithatë, Heitz ka thënë se hetimet kanë nisur, pasi ka ekzistuar mundësia se neglizhenca ka nxitur zjarrin.

Zjarri i madh që ka përfshirë Katedralen më 15 prill, pati shokuar Francën dhe gjithë botën, ndonëse struktura kryesore e objektit është ruajtur./rel

ME TE LEXUARAT