Zbulohet super formacioni i Barçës me blerjet e reja

Sport

Gjatë merkatos së verës Barcelona do të përforcojë skuadrën duke kryer disa transferta të rëndësishme.

Pas zyrtarizimit të De Jongut, katalanasit ditët në vijim pritet të transferojë edhe dyshen e krahut Neymar – Griezmann.


Sulmuesi brazilian pas raportit të krisur me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, i ka kërkuar këtij të fundit që të lejojë rikthimin e tij drejt “Camp Nou”.

Përveç Neymarit, gjithmonë sipas medieve më 1 korrik Griezmann do të veshë fanellën e Barcelonës me drejtuesit katalanas që janë të vendosur të paguajnë klauzolën e lirimit të francezit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në rast se kryhen këto transferta në fazën ofensive, atëherë Messi sezonin e ri do të pozicionohet në qendër të sulmit duke hequr dorë nga pozicioni i tërhequr i mesfushës.

ME TE LEXUARAT