Xhelal Mziu: Më 30 qershor nuk ka zgjedhje, të vendosur deri në flijim

Politikë

Xhelal Mziu ka mbledhur strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të degës Kamëz dhe Paskuqan ku i tha se nuk ka zgjedhje më 30 Qershor.

Kryebashkiaku i Kamzës paralajmëroi se ai dhe përkrahësit e tij mund të vetflijohen.

Ndër të tjera ai u shpreh:

Strukturat drejtuese të Partisë Demokratike Dega Kamëz dhe Paskuqan janë mbedhur në një takim në praninë e kryetarit të PD-së dega Kamëz, z.Xhelal Mziu duke shpalosur vendosmërinë e tyre për ta kthyer procesin zgjedhor” Nul”, që më shumë gjasa nuk do të ketë një process të tillë, por edhe nëse Maduro i Shqipërisë mendon për një çmënduri të tillë, në Kamëz dhe kudo në Shqipëri shumica absolute nuk mund të pranojë paligjshmërinë në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe zbatimit të Dekretit nr.11199 të Presidentit të Republikës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Strukturat dhe mbarë banorët e Bashkisë Kamëz kanë shprehur mbështetjen e jashtëzakonshme për të mos lejuar një proces “Farsë” në kurriz të instalimit të një Neodiktature territorial.

Ne jemi të vendosur deri në flijim për të drejtën e votës së lirë, për të cilën u ngritëm në vitet 90 për ta bërë “Shqipërinë si gjithë Evropa”. Kamza e vendosur der në fund për zgjedhje të lira dhe të ndershme!”, u shpreh Mziu.

ME TE LEXUARAT