Rama refuzoi takimin, reagon Meta: E pres kryeministrin nga ora 5 e mëngjesit deri pas mesdite

Aktualitet

Zyra e presidentit te Republikes Ilir Meta ka reaguar ne lidhje me deklaraten e kryeministrit Edi Rama i cili refuzoi kerkesen per takim me kreun e shtetit.

Reagim i zëdhënësit të Presidentit, z.Tedi Blushi:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend.

Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë.

ME TE LEXUARAT