Aktualitet

Procedohet penalisht për deklaratat, flet Frrokaj

Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj tha në një lidhje telefonike se e kishte marrë vesh përmes medias procedimin penal ndaj tij lidhur me deklaratat e bëra për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Frrokaj tha se nuk ka mbërritur asnjë shkresë nëadresë të tij nga autoritetet shtetërore për diçka të tillë.

“Unë e kam marrë vesh përmes medias që është ngritur një procedim penal ndaj meje. Nuk di për çfarë mund të jetë bërë kjo gjë por deri më tani asnjë thirrje apo shkresë zyrtare nuk më ka ardhur lidhur me këtë çështjem as nga policia as nga ndonjë tjetër”.

Frrokaj tha më tej se ai njeh dekretin e Presidentit të Republikës dhe është i vendosur në zbatimin e tij duke e konsideruar një vendim kushtetues dhe të ligjshëm.

“Unë njoh dekretin e Presidentit të Republikës si kushtetues dhe të ligjshmë, kam aftësi juridike të mjaftueshme se dekretin e presidentit nuk mund ta kthejë pas askush. Policia nuk mund të mbrojë qendrat e votimit nga qytetarët por nga ata që shkelin ligjin. Sa i përket këtij rasti policia ka uzurpuar në mënyrë të paligjshme ambientet e KZAZ-ve në vend. Unë kam dërguar urdhërin për lirimin e ambienteve në pronësi të Bashkive, ata kanë dërguar 300 forca Policie. Kjo krijon një situatë që shkon në prag të një përplasjeje civile. Me datë 30 Qershor do të jem në Lezhë, se di çdo të bëj, duke parë duke bërë. Unë kam besim se forcat politike shqiptare që duke parë situatën e nderë të gjejnë kurajon dhe një mënyrë për ta zgjidhur këtë situatë”, tha Frrokaj.

Sa i përket presioneve të të majtës që punonjësit e administratës, përfshirë edhe të bashkive që drejtohen nga e djathta, për të marrë pjesë në votime, Frrokaj tha se segmente të caktuara të të majtës kanë bërë deklarime që ju thonë na votoni dhe nuk do t’ju lëvizim nga pozicioni i punës./faxweb

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close