Lajmi i fundit

Proçedohet Aurel Bylykbashi, ish kreu i PD në Elbasan për deklaratat për përplasje ditën e zgjedhjeve

Pas shoqërimit në polici një ditë më parë, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për ish-kreun e PD-së në Elbasan, Aurel Bylykbashi. Bylykbashi, në emër të Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, ka folur ashpër, me një deklaratë të paprecedentë.

Specialistët për Hetimin e Krimit Kundër Personit, në DVP Elbasan proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, “Pengimi me dhunë i veprimtarisë së partive politike” dhe “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, shtetasin A.B., 53 vjeç, banues në Elbasan.

Në media dhe rrjete sociale ai ka bërë thirrje për veprime të dhunshme dhe pengim të procesit të votimit më datë 30 qershor 2019.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close