Soft

‘Njeriu Pemë’ i Bangladeshit nuk duron dot më, kërkon t’i…

Babai i një fëmije iu është lutur mjekëve të presin duart e tij sado e rëndë të jetë një gjë e tillë sepse pasi në pëllëmbët e tij janë rritur degë të vërteta pemësh.

Abul Bajandar, i cili është quajtur “Njeriu Pemë i Bangladeshit”, thotë se po jeton në dhimbje të padurueshme dhe nuk mund të flejë gjatë natës.


28-vjeçari ka bërë 25 operacione për të hequr lythat, të cilat janë shkaktuar nga një gjendje e rrallë gjenetike, por ato kanë vazhduar të përhapen.

Ai tha: “Unë nuk mund ta duroj më dhimbjen, nuk mund të fle natën. U kërkova mjekëve të presin duart e mia që të paktën kështu të lehtësohem sado pak”.

Abul ka një gjendje shumë të rrallë të lëkurës të njohur si epidermodysplasia verruciformis, i njohur gjithashtu si “Tree-man syndrome”(Sindroma e Njeriut Pemë).

Kjo bën që lythat të shpërthejnë nga gjymtyrët e trupit dhe besohet të përkeqësohen nga një sistem imunitar i dobët.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close