Burri tregon çfarë ndodhi në folenë e ariut: Më theu shpinën

Bota

Një rus, i cili duket si një kufomë e gjallë, është shpëtuar nga një shpellë ariu pasi ai pretendon se kafsha i theu shpinën dhe e la atje për një muaj.

Njeriu, i cili e identifikoi veten vetëm si Aleksandër, u zbulua nga qenët e gjuetisë në rajonin e largët të Rusisë Tuva, afër kufirit me Mongolinë, thotë media lokale.

Fillimisht, gjahtarët menduan se trupi ishte mumifikuar nga ajri i thatë, por u habitën kur zbuluan se njeriu ishte ende gjallë, shkruan Dily Mail.

Pamja e videos tregon se si fytyra dhe trupi i Aleksandrit ishin të mbuluar me gjak të thatë dhe të fëlliqur, lëkura e tij ishte një ngjyrë të bardhë si prej të vdekuri dhe sytë e tij të zbehtë mezi sa ishin në gjendje të hapeshin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai kishte qëndruar për plot një muaj në zgavrën e ariut dhe ishte lënë nga kafsha si një vakt të cilin do e konsumonte në momente mungesash ushqimore.

ME TE LEXUARAT