Zgjedhje të parakohshme pas 30 qershorit, cfarë mesazhesh cuan SHBA dhe BE tek Rama e Basha

Aktualitet

Disa e sotme ka nisur me disa takime të rëndësishme në Tiranë në lidhje me krizën politike në vend.
Zv.ambasadorja e SHBA Leyla Moses-Ones ka takuar Lulzim Bashën në ora 10.00. Basha pas takimit nuk foli për përmbajtjen e bisedës me diplomaten amerikane por mësohet se mesazhi I SHBA ka qenë I qartë.


Bashës i është kërkuar që opozita të mos shkaktojë incidente të dhunshme gjatë procesit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Në këtë pikë ka pasur paralajmërime për një qëndrim të ashpër të SHBA nëse rregullshmëria e zgjedhjeve cënohet.

Nga ana tjetër Bashës i është ofruar mundësia që nëse opozita nuk shkakton dhunë ditën e votimeve, pas zgjedhjeve të fillojnë negociatat për zgjedhje të parakohshme me ndërmjetësimin ndërkombëtar.

Më pas Lulzim Bashën e takoi edhe ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca. Mësohet se edhe mesazhi i BE ka qenë i qartë për Bashën në të njëjtën gjatësi vale me SHBA.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana tjetër mësohet se pas takimit me Bashën, Soreca ka pasur një takim me kryeministrin Edi Rama pas bisedës me Lulzim Bashën.

Mësohet se Ramës i është kërkuar që të mos festojë për zgjedhjet e 30 qershorit dhe të mos provokojë opozitën dhe po ashtu, pas zgjedhjeve lokale të përcaktojë një negociator nga e majta për tu takuar me Lulzim Bashën me qëllim fillimin e negociatave për zgjidhjen e krizës politike./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT