Lajmi i fundit

Zbardhet debati në Kolegj, përfaqësuesi i KQZ nuk di ti përgjigjet gjyqtarit

Vendimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor në lidhje me cregjistrimin e Partisë së Unitetit Kombëtar nga zgjedhjet e 30 qershorit është shoqëruar me debat në seancë.

Një nga gjyqtarët e pyeti përfaqësuesin e KQZ se çfarë klasifikimi ligjor i bënte dekretit të presidentit, por drejtori Juridik nuk arriti të kthente asnjë përgjigje.

DEBATI Në KOLEGJ
Gjyqtari Artur Malaj: E çfarë natyre është dekreti i presidentit?

Juristi i KQZ: Është akt administrativ individual

Malaj: Pse?

Kreu i PUK, Idajet Beqiri: Akti i presidentit, pra çdekretimi i dekretit, sipas meje, është akt individual administrative. Ky akt indiviadual është thjesht për caktim date dhe nga kjo kornizë nuk del dot.

Malaj: A ka tjetër institucion që ka kompetencë të nxjerrë dekret për anulimin e zgjedhjeve?

Juristi: Jo, nuk e ka askush të shprehur ne ligj.

Malaj: Po për ndryshimin e datës së zgjedhjeve?

Juristi: Në 2017 është shtyrë data e zgjedhjeve me dekret të presidentit.

Gjyqtari Shkëlqim Mustafa: Po në 2007?

Juristi: S’kam dijeni.

Gjyqtarja Lindita Sinanaj: Cili është thelbi ligjor që ju detyroi juve të shpreheni mbi vlefshmërinë e pavlefshmërinë e këtij akti të presidentit?

Juristi: Duke qenë se subjekti erdhi tek ne…

Sinanaj: Pra mbi bazën e kësaj kerkesë shqyrtuat pavlefshmërinë e dekretit?

Juristi: Po

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close