Xhelal Mziu: Në Kamëz nuk ka zgjedhje në 30 qershor

Aktualitet

Xhelal Mziu në përgjigje të shkresës nr.11871. datë 18.06.2019 të Komisionit Qendror Zgjedhor dhe protokolluar në Bashkisë Kamëz me nr.3382/2 prot datë 24.06.2019 dhe bërë për dijeni: Ministrit të Brendshëm, Prefektit të Qarkut Tiranë, Prezencës së OSBE-së si dhe KZAZ nr.27 dhe 28 Bashkia Kamëz bënë me dije se:

Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka tagër ligjor që të gjykojë mbi Dekretet e Presidentit për sa i përket datës së zgjedhjeve. Nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rezervat e tij ligjore për Dekretet e Presidentit, mund t’i drejtohet vetë kryesisht këtij institucioni (Presidentit).


Zbatimi i Dekretit nr.11199, datë 10.06.2019 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë nga ana e qeverisjes vendore Bashkia Kamëz, është një detyrim ligjor dhe aq më tepër kushtetues

Në mbështetje të plotë me Ligjin nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, është njoftuar KQZ-ja në zbatim të detyrimeve që përcakton Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, përkatësisht me shkresat: nr.329 prot. datë 21.01.2019, Nr.386/1 datë 29.01.2019, nr.1410 prot., datë 18.03.2019, Nr.2728 prot. datë 21.05.2019 dhe Nr.2867/1 prot. datë 31.05.2019 dhe Nr. 3271 prot. datë 13.06.2019, ku ju kemi informuar për administrimin e procesit zgjedhor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mziu deklaron sa më sipër nga ana e institucionit të Bashkisë Kamëz dhe e imja personalisht është ndjekur e gjithë procedura ligjore për zbatimin e Dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Duke vlerësuar kushtetushmërinë e këtij dekreti deklaroi se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor 2019.

ME TE LEXUARAT