Lajmi i fundit

Rama jep porositë e zgjedhjeve zgjatë mbledhjes me Kryesinë

Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur mëngjesin e sotëm dhe në fokus ka qenë fushata dhe zgjedhjet e 30 qershorit. Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se kryeministri Edi Rama ka dhënë porosi të veçanta për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke nisur nga ditët e mbetura të fushatës dhe ditën e zgjedhjeve. Rama ka kërkuar të dokumentohet çdo incident i mundshëm gjatë ditës së zgjedhjeve.

“Të dokumentohet çdo incident i mundshëm gjatë ditës së zgjedhjeve. Të garantohet mbarëvajtja e procesit zgjedhor. Të jemi korrekt me procesin e administrimit zgjedhor. Të respektohet kodi zgjedhor. Kush prek votën dhe manipulon votën, do përgjigjet para ligjit. Më 30 qershor të kemi një proces me standarde”, ka deklaruar shefi i maxhorancës.

Në mbledhje u diskutua për sistemin e patronazhit për pjesëmarrjen në votime.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close