Lajmi i fundit

I këndoi Enver Hoxhës, tani edhe Edi Ramës: Ja e bën ti Shqipërinë, ja ramë në greminë

Golik Ali Jaupi ishte këngëtari që hapi dje fushatën e Edi Ramës në Tepelenë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit (të shfuqizuara nga presidenti). Goliku kujtoi përpara kryeministrit Rama edhe kohën kur këndonte për diktatorin famëkeq Enver Hoxha.

“Këndova atëherë përpara komandatit të asaj kohe (Enver Hoxhës), sot ka ardhur për këtë komandat këtu (Edi Ramën)”, tha Goliku përpara se t’ja merrte këngës përpara kryeministrit dhe kandidatit të PS për Telepenën, Tërmet Peçi.

Kënga për Ramën

Mirë se erdhe Edi Rama

Ku nuk të ka shkuar fama

Në Amerikë të Obama

Ti je burrë që s’do reklama

Sot kjo kala me bedena, të thotë mirë se erdhe Tepelena.

Po të pyec popullsinë

Thonë të gjithë duam Edvinë

Ja e bënë ti Shqipërinë

Ja të tërë ramë në greminë

Je i madh je burrë shteti të njeh globi, gjithë mileti

Përkrah Gramozi, Tërmeti, ndriçohet si meteor deti

Ti e ke mendjen të artë, lum ne që të kemi fat

Më datën 30 qershor, do ti marrc frenat në dorë

Kryeministri madhor, rrofsh sa mali Tomor

Sot kala me bedena të thotë rroftë gjithë Tepelena

Video nga minuta 2:35/top channel

ERTV Live😊: TEPELENË #30QERSHOR🌹 ⭐BASHKIA QE DUAM⭐ SHQIPERIA🇦🇱QE🇪🇺DUAM

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 23. Juni 2019

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Nje koment

  1. Po prandaj jemi ne kete gjendje , se kane te drejte vote cdo lloj mostre. Ky do ngrihej nga varri ti kendonte komandantit , jo me nga spitali. Idiote funkional qe kane shitur shpirtin e tyte per 45 vjet dhe qe tani te rene nga vakti kerkojne privilegjet e humbura jane te gatshem ta djegin shqiperine vetem partine ta kete shendoshe. Ky bejtexhiu i fshatit qe as mortja nuk e ha e ka lene gjytyrym ne kete bote na del e ben kenge per antinjeriun , per monstren me te shpifur te ketyre 28 vjet tranzicion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close