Soft

Foshnja lind me kokën plot flokë, shkon çdo 2 muaj tek berberi

Kur Arthur Patel lindi, ai e kishte kokën të mbushur plot me flokë të zinj dhe madje edhe të gjata. Tani 21 muajsh, vazhdojnë t’i rriten vazhdimisht flokët. Ndërsa shumica e foshnjave janë të paktën në moshën një vjeçare kur duhet të bëjnë prerjen e parë të flokëve të tyre, Arthur ka bërë deri në 4 qethje e modele në këtë periudhë kohore dhe flokët e tij ende vazhdojnë të rriten me ritme të shpejta.

Nëna e tij, Anna Barnard, 33 vjeçe, thotë se edhe mamitë u befasuan kur ai lindi dhe madje edhe kur e mori fëmijën në shtëpi dhe filloi ta shëtisë vetë njerëz të ndryshëm në rrugë e ndalonin dhe e komplimentonin vazhdimisht për flokët e djalit të saj.


Një moment tregon ajo nuk e përjetoi edhe aq mirë këtë gjë pasi shumë shpejt e kuptoi se është diçka e pazakontë që një foshnjë e porsalindur të ketë aq shumë flokë. Ajo tregon se kur ishte vetëm 4 muajsh e çoi për herë të parë tek berberi dhe tani e bën një gjë të tillë sa herë që pret flokët vetë babai i foshnjës tani ai e merr gjithmonë me vete djalin e tij.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close