Lajmi i fundit

Eurostat: rekord kërkesash për azil në Francë

Franca është një ndër vendet e para në Europë kur vjen puna për të kërkuar azil nga shqiptarët. Edhe pse vendi ynë është pjesë e listës së shteteve me origjinë të sigurtë. 26% më shumë shqiptare kërkuan azil për herë të parë në një nga vendet e Bashkimit Europian gjatë 3 muajve të parë të 2019-s sipas Eurostat.

Kjo shënoi sërish një trend rritës të emigrantëve shqiptarë që kërkojnë azil për herë të parë, të cilët arritën në 1,645 nga 1,310 persona. Pjesa më e madhe e tyre, apo rreth 43% e totalit, aplikuan për azil në Francë. Duke qenë se shteti francez ndjek politika më pak shtrënguese në lidhje me azilantët, prej kohësh Franca është bërë destinacion kryesor i shqiptareve që kërkojnë azil për shkak të lehtësive që ofron sidomos për familjet me fëmijë të vegjël.


Vetëm gjatë 2018-s numri i azilkërkuesve në Francë ishte 8,280, nga rreth 19 mijë aplikime që ishin bërë në të gjithë Bashkimin Europian për atë vit, sipas të dhënave të raportuara nga Eurostat.

Pas Francës, pjesa tjetër i është drejtuar kryesisht Gjermanisë. Me pas renditet Mbretëria e Bashkuar, , Greqia, Holanda dhe Belgjika. Në total, për periudhën 2009-2018, numri i aplikimeve për herë të parë për azil nga shqiptarët 178,515 aplikime, duke u renditur vendi i parë i Europës për nga numri i lartë i azilantëve, sipas shifrave të Eurostat

Në raport me popullsinë Shqipëria renditet e para në botë për numrin më të lartë të aplikimeve për azil në BE, duke kaluar edhe popujt që ikin nga vendet me konflikte. Autoritetet franceze thonë se shtetasit që vijnë nga vendet e sigurta që të mos ndërmarrin udhëtime, pasi nuk kanë asnjë shans për të përfituar azil ne kohen kur argumentet më kryesore që dëgjohen nga shqiptarët janë shkaqet ekonomike, një arsye kjo që nuk merret parasysh në dhënien e të drejtës së qëndrimit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close