Aktualitet

Alarmi: Rritet me 26% numri i azilantëve shqiptarë në BE

26% më shumë shqiptarë kërkuan azil për herë të parë në një nga vendet e Bashkimit Europian gjatë 3 muajve të parë të 2019-s. Kjo shënoi sërish një trend rritës të emigrantëve shqiptarë që kërkojnë azil për herë të parë, të cilët arritën në 1,645 nga 1,310.

Pjesa më e madhe e tyre, apo rreth 43% e totalit, aplikuan për azil në Francë. Duke qenë se shteti francez ndjek politika më pak shtrënguese në lidhje me azilantët, prej kohësh Franca është bërë destinacion kryesor i shqipatrëve që kërkojnë azil. Vetëm gjatë 2018-s numri i azilkërkuesve në Francë ishte 8,280, nga rreth 19 mijë aplikime që ishin bërë në të gjithë Bashkimin Europian për atë vit, sipas të dhënave të raportuara nga Eurostat.

Rreth 41 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në Francë që prej 2009-s, duke u renditur vendi i dytë pas Gjermanisë me numrin më të lartë të azilkërkuesve, ose 23% e totalit të aplikimeve në dekadën e fundit. Aplikimet janë rritur vitet e fundit, duke u bërë dhe vendi më i preferuar për të aplikuar si azilant për shkak të lehtësive që ofronte shteti francez, sidomos për familjet me fëmijë të vegjël.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close