Bota

Përsëriti zgjedhjet, Erdogan humb Stambollin, qytetin më të madh të Turqisë

Sipas rezultateve preliminare, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan do të humbë zgjedhjet lokale në Stamboll.

Sipas rezultateve të para, kandidati i opozitës, Ekrem Imamoglu është duke udhëhequr në votime, kur janë numëruar mbi 90 për qind të votave.

Imamoglu ka fituar 53,6 për qindpas pothuajse 95 për qind të votave të numëruara, raporton agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu.

Ai kishte fituar edhe zgjedhjet lokale të mbajtura në muajin mars, të cilat u anuluan, pasi Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit, Recep Tayyip Erdogan u ankua për parregullsi zgjedhore.

Imamoglu është nga partia sekulare, Partia Republikane dhe ka qenë kryetar i qarkut Beylikduzu të Stambollit.

Kundërkandidati i tij është Binali Yildirim, i cili i përket partisë së Erdoganit tha se “rivali im, Ekrem Imamoglu momentalisht po udhëheq”.

Këto komente ai i bëri pas publikimit të rezultateve të para nga Këshilli Suprem Zgjedhor.

“Unë do ta mbështesë atë në çdo punë që ai do të bëjë, në emër të qytetarëve të Stambollit”, shtoi ai, raporton Anadolu.

Kandidati i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim për Stambollin, Binali Yildirim ka qenë kryeministër i Turqisë prej vitit 2016 deri më 2018 dhe ka shërbyer edhe si ministër i Transportit dhe kryetar i Parlamentit truk.

Zgjedhjet e sotme lokale janë parë si test për presidentin Erdogan, pasi partia e tij ka qeverisur me qytetin më të madh turk, Stambollin, për 25 vjet.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close