Lajmi i fundit

Bisedat e Vangush Dakos me Avdylajt, prokuroria merr në pyetje tetë persona

Publikimi i pergjimeve ne gazeten gjermane BILD duket se ka vene ne levizje prokurorine shqiptare ne lidhje me dosjen 339.

Prokuroria e Krimeve të Rënda mesohet se ka marrë në pyetje 8 persona të tjerë në lidhje me përgjimet e dala nga “Dosja 339/1”.

Gjatë javës u morën në pyetje Ilir Ndraxhi dhe Ani Dyrmishi. Gazeta Gjermane “Bild” publikoi bisedat e regjistruara ne “Dosjen 339/1″ një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.

Në përgjime dëgjohet Astrit Avdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi.

Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close