Lajmi i fundit

Vlera 500 mijë euro, sekuestrohet hoteli në ndërtim në Himarë

Një hotel që është në ndërtim është sekuestruar nga Seksioni i Krimit Ekonomik në Tiranë, pasi leja e ndërtimit për të është dhënë nga Bashkia përmes falsifikimit të dokumenteve.

Vlera financiare e objektit dhe truallit kap shifrën rreth 500.000 euro.

Njoftimi i policisë:

Sekuestro Preventive për një hotel në ndërtim dhe truallin ku ndërtohet hoteli në Himarë.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, është bërë zbatimi i Vendimit Penal nr. 1314, datë 20.06.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi një objekt hotel në ndërtim.

Ky ndërtim ka qenë i lejuar me vendimin nr.64, datë 30.07.2018 nga ana e bashkisë Himarë dhe leja e ndërtimit është dhënë në favor të një shoqërie sh.p.k, me administrator shtetasin F. H., si dhe një sipërfaqe toke truall prej 700 m2, e ndodhur në Spile Himarë ku po ndërtohet ky hotel.

Vlera financiare e objektit dhe truallit kap shifrën rreth 500.000 euro.

Ky sekuestrim u bë në kuadër të procedimit penal nr. 342 viti 2019, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve“ dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga nenet 186 dhe 248 të Kodit Penal.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close