Pandeli Majko: Zgjedhjet do të mbahen më 30 Qershor

Politikë

I ftuar në ‘Mbrëmje Ide” Pandeli Majko është shprehur se “nëse kjo do të ishte një krizë që do të kishte protagoniste PS-në , sinqerisht do e kisha shumë të vështirë të vija sot këtu”.

Sipas tij vendi shumë shpejt do të këtë një Gjykatë Kushtetuese dhe është ajo që do të caktojë nëse ka të drejtë PD-ja apo PS-ja.

Ai u ka bërë thirrje mendjeve të kthjellëta të opozitës që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

“Këshilla ime është që të mos shkohet tek përplasja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Është e paimagjinueshme që partia që krijoi votën e lirë pas viteve ‘90 të nxjerri njerëzit në rrugë për t’i penguar ata që të votojnë.

Është e paimagjinueshme.

Prandaj mendoj se më qetësi dhe me dashuri ta mendojnë të shtruar dhe ka boll njerëz të mençur, të shkojnë nesër në Gjykatën Kushtetuese dhe të kërkojnë nëse janë të mendimit se dekreti i Presidentit është i ligjshëm dhe se ne jemi duke bërë zgjedhje të paligjshme të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe jo të djegin shkolla.

Nëse kam ardhur sot këtu është se asnjë qytetar nuk i intereson të vërë jetën në rrezik të tij dhe të familjes së tij për politikanët shqiptarë, përfshirë edhe veten time.

Nuk dua të dal unë si delja e bardhe midis të zezave sepse edhe unë kam kusuret e mia bashkë me të tjerët. Sot PS-së nuk ka asnjë mundësi që të kthehet pas.

PD i ka të gjitha mundësit që të kërkojnë zerimin e procesit zgjedhor nëse ata mendojnë se ky proces është fals, i paligjshëm dhe anti-kushtetues, le të shkojnë në gjykatë. Të shkojnë në gjykatë dhe të mos nxjerri njerëzit dhe gratë që të përplasen me policinë”./abcnews.al

ME TE LEXUARAT