Lajmi i fundit

Basha dhe Kryemadhi çuan në arkën e Ramës 400 milionë lekë

Teksa vendi është në një situatë të paprecedentë të mbajtjes së zgjedhjeve pa opozitën, Rama përveç drejtimit të bashkive që e ka të sigurt, ka përmirësuar dhe financat.

PS ka marrë rreth 95% të të gjithë pjesës së caktuar nga Buxheti i Shtetit për zgjedhjet, që përkthehet rreth 40.8 milionë lekë të reja.

Lajmi është publikuar dhe analizuar nga Aranita Brahaj, drejtoreshë e Open Data, e cila ka bërë dhe diferencat në krahasim me zgjedhjet e përgjithshme të 2017-tës.

“Bojkoti zgjedhor i PD e LSI favorizon financat e PS. Partia Socialiste arkëton 40,8 milion lekë të reja fond publik për zgjedhje. Pagesa është kryer nga Thesari i Shtetit në datën 21 qershor 2019. Mos pjesëmarrja e Partive Parlamentare ish Opozitare PD dhe LSI rrit pjesën e financimit me fond publik për partinë Parlamentare PS e cila merr 95 % të fondit mbështetës për këto zjedhje. Në vitin 2017 fondi publik për PS ishte vetëm 28 milion lek”, shkruan Brahaj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close